Shoqëria “ASSIBROKER” u themelua në 04 Prill 2017 si shoqëri aksionare. Sipas vendimit Nr. 66 dt. 30.11.2017 u liçencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare si Broker në sigurimet e Jo-Jetës.

ASSIBROKER u themelua si nevojë për të edukuar konsumatorin dhe lehtësuar proçedurën për kontratat e sigurimit të jo-jetës ne treg.

Synimi i një sipërmarrje të tillë është të ndërmjetësojë për Klientin tek Shoqëritë e Sigurimit të Jo-Jetës, me qëllim përmbushjen në mënyrën më të mirë të mundshme të kërkesës së tij.

Objektivat :

– Ndërmjetësim në produktet e sigurimit të jo-jetës që përmbushin më se miri nevojat e klientit;

– Ofrimi i shërbimit të specializuar për të zgjidhur sa më shpejtë kërkesen e klientit për dëmshpërblim;

– Studim tregu;

– Kontributi në kulturën shqiptare për përzgjedhjen dhe trajtimin e kontratave të sigurimit të jo-jetës.